Botimet e fundit

Burim R. Ramadani: "Transit"
Ekrem Kryeziu: "Binjak siamez"
Fahri Xharra: "Unë dhe O.J. Schmitti"
Esad Dujaka: "Déjà vu"
Mentor Haliti: "Kafe"
Zheliu Zhelev: "Fashizmi (shteti totalitar)"

Projekti "Libraria Elektronike"

"Filozofia Urbane" është shtëpi botuese, e specializuar në fushën e botimeve elektronike. 

Botimet e “Filozofisë Urbane” botohen në përputhje me udhëzimet për botimin e librave elektronikë, të hartuara nga Agjencia Ndërkombëtare e ISBN-së.

LIBRARIA ELEKTRONIKE është projekt i karakterit jofitimprurës, ndërsa qëllimi është që, edhe në botimet në shqip, të krijohet dhe të zhvillohet tradita e librit elektronik, sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. 

LIBRARIA ELEKTRONIKE është një platformë e krijuar nga Shtëpia e Botimeve Elektronike "Filozofia Urbane" dhe funksionon në parimin e leximit falas. Ky projekt është vazhdimësi e projektit Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), që është një nga platformat më serioze dhe më të lexuara në rrjetet sociale. 

Vendimi për botim merret në përputhje me qëllimet strategjike të botuesit, dhe në konsultim të ngushtë me bordin e redaktorëve. Të gjithë të interesuarit fillimisht le të referohen te seksioni Kushtet për botim.

Shtëpia e Botimeve Elektronike “Filozofia Urbane” ka filluar projektin e botimit elektronik të të gjitha veprave të klasikëve të letërsisë shqiptare. Ky projekt përfshin të gjitha veprat e Periudhës së Rilindjes Kombëtare si dhe të Periudhës së Pavarësisë Kombëtare. Ky projekt është planifikuar të përfundojë brenda 12 muajsh. Konsiderojmë se botimi elektronik i veprave të klasikëve të letërsisë shqiptare është projekt strategjik me interes nacional.

Në bashkëpunim me partnerët tanë, LIBRARIA ELEKTRONIKE publikon kopjet digjitale të botimeve si strip, raporte dhe analiza profesionale, revista letrare dhe të tjera.


KLASIKËT SHQIPTARË