Albatros Rexhaj

Albatros Rexhaj

Albatros Rexhaj është shkrimtar shqiptar i lindur në Prizren (1975). Jeton në Prishtinë dhe aktualisht bashkëpunon me shtëpitë botuese PEGI dhe DUDAJ në Tiranë.

Albatrosi është një shkrimtar i dashurisë dhe jetës. Autor i vetëm i Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj), një prej faqeve më të dashura të publikut mbarëshqiptar ku publikohen mendime, vargje poetike, prozë poetike, prozë të shkurtër dhe krijime të tjera. Një shkrimtar, dramaturg, i cili ashtu si filozofët e antikitetit që u përpoqën ta sjellin filozofinë në rrugë, përpiqet ta sjellë filozofinë në rrjet. Rrjetet sociale janë shndërruar në rrugët e lashtësisë, në sheshet ku filozofët shpalosnin idetë e tyre për debat dhe njohje masive. Filozofia e Albatrosit është një filozofi e dashurisë për njeriun, për të rigjetur forcën dhe energjitë pozitive tek secili, për të anashkaluar urrejtjen dhe frikën nga ekzistenca.

Albatros Rexhaj është autor i disa dramave teatrore, librave të botuar në shqip (botuar nga DUDAJ dhe PEGI në Tiranë) dhe italisht (botuar nga Rizzoli RCS), tekste këngësh si dhe publikimeve elektronike. Veprimtarinë e tij krijuese e zhvillon në relacionin Tiranë - Prishtinë.

Në panairin jubliar të librit "Prishtina 2013", Albatrosi është nderuar me çmimin "Autori i vitit 2013".

Dy prej dramave të Albatrosit, "Në kërkim të daljes" dhe "Engjëlli i vdekjes", janë vënë në skenë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. "Në kërkim të daljes" është rivënë nga skenë edhe nga Teatri i Metropolit në Tiranë.

Libri "Zonja Z", botuar nga PEGI, u radhit si një nga bestsellerët e panairit TIRANA 2014.

Librat "Edith" (nënto 2013) dhe "Ditar dashurie i një shkrimtari" (nëntor 2012), që të dy të botuar nga DUDAJ, u radhitën si atraksione letrare gjatë panairit Tirana 2012 dhe Tirana 2014.

Romani "Bombë në Beograd" (Qershor 2012, DUDAJ), për tre muaj radhazi qëndroi në pesë librat më të kërkuar në Kosovë.

Libri "Lettera a un amico italiano dal Kosovo" është botuar nga Rizzoli (Corriere dela Sera) në vitin 1999. Sipas statistikave zyrtare ky libër është botuar dhe ribotuar nga 15000 kopje. Duhet cekur se Rizzoli RCS është botuesi më i madh në Itali dhe një nga dhjetë botuesit më të mëdhenj në botë.

Para luftës në periudhën 1996-1999, shkruante rregullisht te "Gazetë Shqiptare", për mafian shqiptare në Perëndim.

Albatrosi mban titullin Master i Dramaturgjisë (Fakulteti i Arteve - UP). Aktualisht është duke mbrojtur temën e Masterit të dytë në Diplomaci - Marrëdhënie Ndërkombëtare si dhe është kandidat për Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve të Paqes në Qendrën për Zhvillim dhe Studime të Paqes (ECPD) të themeluar nga Universiteti i Paqes i Kombeve të Bashkuara (UPEACE).


KLASIKËT SHQIPTARË